Nga Lutfti DERVISHI
Edhe e bëjnë korrupsionin, edhe duan ta luftojnë.
Edhe të rrahin e të plagosin në protestë, edhe duan të të mjekojnë.
Edhe të rrisin çmimet e apartamenteve, edhe të ndihmojnë të marrësh kredi.
Edhe të detyrojnë të emigrosh, edhe të ftojnë të investosh në atdhe.
Edhe të shtrenjtojnë jetesën, edhe të shpjegojnë se është rritur mirëqenia.
Edhe të mbushin qytetin me beton, edhe dalin në lajme duke mbjellë pemë.
Edhe të mbyllin shkollat, edhe të premtojnë revolucion në arsim.
Edhe të zvarritin me dekada në gjykata edhe krenohen me “reformën në drejtësi”
Edhe të krijojnë monopole, edhe organizojnë konferenca për konkurrencën.
Edhe të krijojnë problemet, edhe të kërkojnë votën për t’i zgjidhur.
Me pak fjalë, këta të shesin edhe helmin, edhe kundërhelmin. Të dyja me TVSH.
Gazeta RD