Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Këlliçi thekson se 28 Nëntori duhet të shërbejë edhe si ditë për t’u ngritur kundër korrupsionit, arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së qeverisë.
Këlliçi shkruan se, nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës.
Reagimi i Këlliçit
Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Flamurit, se sa të ngrihesh kundër korrupsionit të qeverisë, kundër arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës së Edi Ramës.
Ky 28 Nëntor do të mbahet mend gjatë pasi bulevardi do shndërrohet në vendin e bashkimit të madh kombëtar, para një zgjedhe që kemi mbi krye prej 13 vitesh.
Nëse do të nderosh flamurin tonë, patriotët dhe të parët tanë që luftuan e sakrifikuan për Pavarësinë, dil nesër e bashkohu me të rinj e të reja, me studentë e gjimnazistë, me familjarë, me qytetarë të lirë, me demokratë, të majtë e të paparti, me bashkëkombasit tanë që po vijnë nga të katër anët, të gjithë me një synim të përbashkët: Çlirimin e vendit nga regjimi i korruptuar e kriminal i Edi Ramës!
Gazeta RD