Protesta/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, policia nuk i lejon te Kryeministria

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë largimin e tij.

Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata janë shprehur se nuk tërhiqen dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme.

Ndërkohë policia është vendosur kordon te Kryeministria.

Ndërkohë më 28 nëntor është thirrur protestë mbarëkombëtare, ndërsa revoltës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çështja e parë është largimi me çdo kusht i regjimit të Ramës, pastaj zgjedhjet e lira! Edhe serbët u bashkuan

Kryetari i PD, Sali Berisha vendosi si objektiv kryesor të opozitës largimin e qeverisë së …