Diaspora i bashkohet protestës, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

Shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një autokolonë automjetesh, të mbuluara me flamuj kuqezi, ka mbërritur në Shkodër dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku pritet t’i bashkohet qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej.

Pjesëmarrësit shprehen se këtë herë janë kthyer në atdhe jo vetëm për të festuar Ditën e Pavarësisë, por edhe për t’iu bashkuar protestës dhe për të kërkuar ndryshime politike.

Ata theksojnë se rikthimi i shqiptarëve nga diaspora lidhet me dëshirën për t’i dhënë fund tranzicionit politik dhe për të vendosur vendin në rrugën e një politike normale.

“Zemërimi i diasporës, të gjithë së bashku kthehemi në Atdhe. Këtë herë kthehemi jo për të keqen më të vogël, siç thotë Edi Rama, por për t’i dhënë zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

Kur ta kthejmë vendin e politikës normale, do të bëjmë edhe bashkimin kombëtar. Jemi për festë dhe për protestë. Pasi të largojmë Ramën, festa do të jetë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehen pjesëmarrësit.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës
Autokolona nga veriu pritet të vijojë udhëtimin drejt Tiranës, ku do të bashkohet me shqiptarë të tjerë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme dhe nga jashtë vendit për manifestimin e 28 Nëntorit, aty ku pjesëmarrja priotet të jetë masive.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Sekretarit Rubio për 28 Nëntorin/ “Shqipëria e rrezikuar nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me …