Përse nuk u arrestua Ardi Veliu për vrasjen në Elbasan?

Dy zëvendësdrejtor të policisë janë vendosur në arrest shtëpie, lidhur me ngjarjen që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se për çfarë akuzohen ata dhe ka ngritur pikëpyetje përse nuk është proceduar edhe ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Agjensia për Mbikqyrjen Policore bashkë me Prokurorinë ka vendosur në arrest shtëpie dy nëndrejtorë të policisë. Vrasja e Pjerin Xhuvanit, që ndodhi në prezencën e dy zv drejtorëve, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi.

Kemi qenë në këtë studio, dy ditë pasi ka ndodhur ngjarja dhe kemi ngritur si shqetësim si policia nuk arriti dot ta parandalonte atë ngjarje. PD kishte ngritur strukturë për mbrojtjen e votës, ku përfshiheshin edhe komando që kishin qenë në ushtri.

Kjo strukturë që në Elbasan drejtohej nga Arjan Hoxha, arriti të bllokojë në Elbasan, një automjet, sepse dyshonin se kishtë materiale zgjedhore. Aty mbërriti edhe Xhuvani dhe u thirr policia.

Dy zv. drejtorët po bënin veprime hetimore dhe pati përplasje. Një i vrarë dhe disa të plagosur.

Shpërdorimi i detyrës, ata nuk reaguan. Gjithashtu dhanë deklarim të rremë, e shpjeguan ngjarjen ndryshe.

Janë të pezulluar edhe gjashtë inspektorë të policisë, për të njëjtën histori.

Por nuk kemi urdhër arrest për Ardi Veliun, drejtorin e kohës, që doli me zë dhe me figurë në praninë e prokurorit të cështjes, që mohoi të kishte patur materiale zgjedhore në makinë. Në fakt, rezultoi krejt e kundërta.

Ky është diskutimi”, deklaroi Lala.

About Redaksia2

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply