Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në deklaratën e publikuar më 28 nëntor 2026 nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Rubio vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik dhe të thellimit të bashkëpunimit dypalësh.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përcjell urimet e mia më të përzemërta popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë e përbashkët, begatinë ekonomike dhe lidhjet mes popujve tanë. Ne mirëpresim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, përfshirë përmes përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne vlerësojmë gjithashtu përpjekjet tona të përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet në hapësirën kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj për mbrojtjen kibernetike.
Në këtë ditë të veçantë, presim me kënaqësi të thellojmë më tej të gjitha fushat e marrëdhënieve tona, në dobi të të dy vendeve.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio