Nga Sali BERISHA
Sot 32 vjetori i kryengritjes se 2 korrikut 1990!
Te dashur miq, ne historine e qendreses se shqiptareve kunder diktatures staliniste me jetegjate ne Europe dhe lirise se tyre, eshte nje dite e shenuar. Me daten 2 Korrik te vitit 1990 mijra te rinj, punetore por edhe intelektuale e te persekutuar te Tiranes u ngriten dhe me nje guxim epik shemben ne Tirane murin e Berlinit, hyne ne oborrin e ambasades gjermane dhe ambasadave te tjera dhe plagosen per vdekje diktaturen e fundit staliniste ne Europe e permbysen edhe ne Shqiperi Murin e Berlinit.
Por mjerisht qytetaret e Tiranes dhe inteligjenca e saj u gjeten ne bisht te kohes. Ata nuk guxuan te mbeshtesin kryengritjen epike te guximtareve te kombit, nuk mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes per te permbysur si ne vendet e tjera ishkomuniste diktaturen hoxhiste ne Shqiperi.
Me gjithe kete e pavaresisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rende dhe beri te pashprese diktaturene komuniste ne Tirane.
Ajo me jehonen e saj te jashtezakonshme deshmoi se Shqiperia socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkemb graniti i socializmit ne Europe, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura komuniste ne kete vend kishte hyre ne agonine e saj.
Ndaj dhe sot le te perulemi ne me mirenjohje te thelle dhe nderim te madh para te gjithe atyre djemve dhe vajzave te pamposhtur e guximtare qe permbysen me 2 korrik te vitit 1990 murin e Berlinit ne segmentin me te larte, me te zi te tij, ne Tirane.
Mirenjohja jone kete dite shkon edhe per ambasadorin e RFGJ, Werner Daum dhe koleget e tij per mbeshtetjen e tyre te fuqishme per kryengritesit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar.
Nderim i veçante per martirin e kesaj kryengritje, te riun 15 vjeçar Artim Basha qe ra per te mbetur i pavdekshem ne altarin e lirise se shqiptareve. sb