Kryemadhi: Njerëz pranë Bashës përfitues në skemën e inceneratorëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh sot në takimin me gazetarët, se në skemën e inceneratorëve figurojnë përfitues dhe emra që janë pranë Lulzim Bashës.

E pyetur nëse ka emra konkretë dhe nëse do t’i denoncojë ato, Kryemadhi tha se do t’i drejtohet SPAK, ndërsa nuk pranoi që t’i bënte publikë në këtë takim.

“Patjetër që do t’i denoncoj, por nuk kam ndërmend t’i përmend sot me emra. Emra dhe kompani që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës apo vendimeve politike, disa kanë marrë shuma parash, disa toka, disa vila, disa biznese, të cilat janë të faktuara, mjafton të gjëmosh paranë, do shikosh që përfundon te emri i gruas që blen një vilë e me radhë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se LSI do të jetë e pranishme në sheshin para kryeministrisë më 7 korrik. Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë nëse mendojnë se po vidhen nga qeveria.

“LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, ne kemi marrë pjesë në çdo protestë dhe kur kanë qenë individë që kontrolloheshin nga Edi Rama, është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajdutët e gjatë, ky na doli hajdut me server, që paguan çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik, jo vetëm për këtë gjë dhe shumë të tjerë që janë te pakënaqur dhe me Monika Kryemadhin, se klasa politike ka përgjegjësinë e saj. Ne të gjithë ishim indiferentë e mbyllëm sytë para instalimit të autokracisë kriminale që instaloi Edi Rama”, tha ajo.

Kryemadhi la të kuptohej sot se Ilir Meta do ketë stafetën e drejtimit të kësaj partie me përfundimin e mandatit si president më 25 korrik.

“Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve.Vizionin që kishte Ilir Meta për këto gabime vdekjeprurëse të opozitës në 2019 më bëjnë mua përgjegjëse për të vijuar aq mundësi sa kam këtë skemë inceneratori që sot nga inceneratorët kemi dalë tek pastrimi i parave. 25 korriku do jetë një nga datat e shumta që ka në historikun e saj LSI për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit për të kthyer normalitetin, llogaridhënien. 25 korriku do jetë etapë e re që formalizon skenën politike për krijimin e mundësive”, u shpreh Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply