Noka: Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji.

Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.

Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: 11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp! Mos i dilni zot vilave të Ballukut!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij, deklaroi se kjo …

Leave a Reply