Berisha: 7 korriku, kauzë më e madhe se ajo e vitit 1991!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali  nga studio e Çim Peka Live në Syri Tv, iu drejtua përmes një mesazhi qytetarëve shqiptarë.Berisha ftoi qytetarët në protestën e 7 korrikut para Kryeministrisë, duke deklaruar se kauza për të cilën protestohet është edhe më e madhe se ajo e vitit 1991, kur ra regjimi komunist.

Sali Berisha: Ftoj shqiptarët të bashkohen në 7 korrik. Kauza për të cilën ne nisim protestat është sot më e madhe, ndoshta edhe se në 91. Në 91 vërtetë kishim të bënim me një regjim monist të plotë, por një regjim monist në shpërndërje, në rrafshin ndërkombëtar në rënie të lirë, kurse sot kemi të bëjmë me një regjim monist të plotë që duhet ta shtyjmë drejt shpërbërjes, që kalon nga skandali në skandal. Do të ishte përgjegjësi e pafalshme për ne nëse do ta toleronim më tej. Të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë kthesën që meriton, shpresën që meriton. Dhe atë do ta bëjmë vetëm ne.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply