Berisha: Betohemi para Flamurit Kombëtar! Votën kurrë nuk ia falim Edi Ramës!

Me flamurin kombëtar në dorë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se demokratët betohen para flamurit kuqezi se votën kurrë nuk do ta falin. Nga sheshi i protestës masive të opozitës para Kryeministrisë, Berisha tha se demokratët nuk do ta njohin pushtetin e vjedhur të Edi Ramës.

“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar para flamurit të kombit, se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harroje. mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Jemi vendosur të bëjmë çdo sakrificë që burrat dhe gratë, djemtë e vajzat e Shqipërisë të votojnë me dinjitet dhe të vbotojnë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër i fjalës së lirë. Ti ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për të zhytur shqiptarët në heshtje dhe mbyllur gojën e tyre. Ti ke përdorur tendera për të blerë mediat e vendit. Vërsulesh dhe shan me gjuhë ordineri gazetarët vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre. Jam këtu për të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motoja jonmë, beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalin do të mjerohen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …

Leave a Reply