Ofertë e çmendur për Ronaldon, 300 milionë euro për dy vjet!

Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë të çmendur prej afro 300 milionë eurosh për ta mbyllur karrierën në Arabinë Saudite. E ardhmja e yllit portugez është vënë në dyshim pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë në Manchester United. Ndërkohë, në adresë të 37 vjeçarit kanë arritur disa oferta, por ajo e fundit është vërtet e pabesueshme.

“CNN Portugal” raporton se një klub nga Lindja e Mesme ia ka ofruar Ronaldos një rrogë vjetore prej afro 150 milionë euro, me një kontratë dyvjeçare, që i bie se ai do të mundë t’i merrte rreth 300 milionë euro për dy vjet, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

Ndërkohë, menaxheri i tij, Jorge Mendes raportohet se do t’i fitonte rreth 30 milionë euro si bonus.

30 milionë do t’i merrte edhe klubi i tij, Manchester United për shitjen e ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.

Ronaldo realizoi 24 gola në sezonin e parë të tij të eksperiencës së tij të dytë në “Old Trafford”, por Man Utd dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe kjo e ka shtyrë portugezin që ta kërkojë largimin nga “Teatri i Ëndrrave”.

Për pesë herë fituesin e Topit të Artë spekulohet se mund t’i bashkohet Chelseat, por atë e do edhe Bayern Munich. Sidoqoftë, oferta e arritur nga Arabia Saudite mund të përmbysë gjithçka pasi bëhet fjalë për 300 milionë euro.

Ronaldo aktualisht po ushtron i vetëm, ndërsa skuadra e Man Utd gjendet në Australi në një turne para-sezonal.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply