Çmimi i naftës mbetet më i larti në rajon, Bordi i Ramës vijon talljen

Bordi i Edi Ramës vijon talljen me shqiptarët. Edhe pse sot janë mbledhur, pas 6 ditësh nga mbledhja e fundit, por çmimin e naftës nuk e kanë lëvizur edhe pse çmimi në bursë ka rënë ndjeshëm prej disa ditësh.

Nafta do të shitet me 240 lekë për litër, pra, aq sa ishte.

Ndërkohë, është ulur çmimi i benzinës.

Nga 233 lekë që ishte, benzina, nga sot prej orës 18:00 do të shitet me 221 lekë për litër.

Çmimi i gazit do të jetë po njësoj, 81 lekë për litër.

Vendimi i Bordit

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply