Dy ambasadorët, ajo franceze dhe ai gjerman, kanë kane konfirmuar zyrtarisht e u larguan nga takimi i amnistisë fiskale, pikërisht në momentin që Edi Rama mori fjalën.
Në sqarimin e tyre, Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf, thonë se të dy kishin takime disa minuta më vonë dhe nuk mund të qëndronin dot.
LEXO EDHE:
Ervin Salianji: Çmimi i naftës në bursë ka pasur rënie pikiatë, vetëm në vendin tonë nuk reflektohet
Ata janë shprehur se ndajnë të njëjtat pikëpamje si Delegacioni i BE-së.
‘Ne e lamë sot në mëngjes takimin për amnistinë fiskale sepse të dy kishim takime.
Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së’, thuhet në reagimin përbashkët të ambasadorëve, Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.
Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian paralajmëron se drafti i qeverisë ‘Rama’ për amnistinë fiskale do të dobësojë kontrollin kundër pastrimit të parave si dhe përbën një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit.
Gazeta RD