Kryetari i PD, Sali Berisha gjatw takimit me të rinj dhe intelektualë në Durrës se, kjo që po ndodh në Durrës është barbari. Vjedhja dhe korrupsioni po i zhduk vlerat. Këtë s’e kanë bërë as pushtuesit!
“Demokratët dhe jo vetëm ata, janë në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme, misionin e shpëtimit të Shqipërisë, shpëtimit të Durrësit nga rreziqe të cilat nga disa aspekte, po të shohim Durrësin, po të shohim në shumë dimensione, nuk ia kanë bërë as pushtuesit e tij. Ajo që ndodh në Durrës është një, në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, është një barbari. Ato janë vlera të cilat nuk janë demokrate, as socialiste, janë vlera të përjetshme, i ka sjellë Durrësi dhe durrsakë në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes, kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket”, u shpreh Berisha.