Aty ku absurdi tejkalon limitet e çdo realiteti jetësor, politik dhe social

Nga Jola HYSAJ
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD

Shqipëria vendi ku të vidhen të dhënat e tua personale dhe s’ke të drejtë të flasësh, po fole kalon në riedukim dhe me fletë rrufe të shpalosur nga kryeministri i cili në këto 9 vite qeverisje nuk ka bërë asgjë më shumë përveçse i ka shtënë hi syve shqiptarëve dhe i ka terrorizuar në atë farë pike psikologjikisht sa i madhë e i vogël po rendin pa kthim rrugëve të Evropës.

Shqipëria vendi ku të premtohet shëndetësia falas dhe me pas kalon me projekte-ligje për “Autonomi Spitalore”, pasi u vodhën tenderimet e check up mjekësore, ti bëje analizat si grua e të kthenin përgjigje si burrë, tani doli mënyra e re e korrje-shirjeve.

Nuk ka gjë ti nuk ke të hash tani, “do të paguash si në të gjithë botën për cilësinë e shërbimit”, kjo shprehje së fundi është bërë “Boze Meli” siç thuhet popullorëshe.

Cilat shërbime siguron qeveria përderisa çdo gjë paguhet në këtë vend? Urojmë që ajrin dhe për ca kohë ta kemi ende falas.

Të mos harrojmë inceneratoret, po patjetër se pensionistët e shkret që punuan gjithë jetën dhe marrin pension qesharake as për ilaçe nuk i dalin, por do ti që sëfundi kanë filluar të dalin milionerë dhe sipërmarrës të mëdhenj dhe pse jetojnë azileve apo një pjesë e tyre s’kanë as bukë të hanë.

Të mos flasim pastaj për të vdekurit që bëjnë biznes nga varri. Shqipëria vendi ku D’Rama më e madhe e këtij vendi është vetë KM që e vetmja gjë që e vërteton çdo ditë ditë që është njësh në të bërin e saj është “Propaganda”.

Më kujton një nga emisionet investigative ku një i çmendur i thoshte një hallexhiu që shpresonte të zgjidhte hallet te ky i fundit , “A e sheh kalin e bardhë?” “Jo” – i thoshte i gjori të çmendurit, ky i fundit në irritim e sipër ngrinte zërin dhe akoma me më shumë zë imponues i thoshte: “Tani e sheh besoj”.

Qeveria aktuale jo vetëm që vjedh sheshit shqiptarët, paratë tona, të dhënat tona në e- albania, etj.

Qeveria aktuale di dhe sa herë ulemi e çohemi gjatë ditës njësoj si Kryebashkiaku i Skraparit i cili si një patronazhist i denjë tregoi që kishte nisur gjurmimin e atyre që duhen kapur ose i kanë mbetur pa kapur.

Shqipëria vendi ku absurdi tejkalon vetveten dhe në raportet e tyre ndërkombëtarët, po përmend këtu raportin e DASH jo vetëm pranojnë por e kanë dhe të faktuar faktin që kurrupsioni është përtej çdo skaji në Ballkan dhe se votat janë të blera, pranon se patronazhistët dhe të dhënat tona personale janë një shkelje me të dyja këmbët e të drejtave themelore të njeriut.

Shqipëria vendi ku këto 9 vite thuhet se ka “mushkonja” e do ti që dalin avion me kanabis, besoj se ende e mbani mënd faktin e pistave private të hapura për shërbimin e transportit të narkotikëve, ndërkohë që qeveria krenoheshe për luftën ndaj kanabizimit.

Ah ministri më shembullor ishte ai që çuditërisht ishte njëshi i narkotikëve.

Mos përmendim Kajmakun me shokë se ka shumë të tillë, apo deputetët xhepista që s’dinin as vetë për çfarë akuzoheshin apo jo KM?

Frika e 7 Korrikut të lexohet çdo ditë e më shumë në sy, nuk do të shpëtosh nga propaganda e një, dy apo me shumë NON GRATAVE, sa më shumë ti cënon integritetin e Z. Berisha aq më shumë do të përballesh me zgjimin dhe vdekjen e frikës.

Frika po vdes çdo ditë dhe ashtu popullorëshe do ju them dhe diçka të fundit “E vërteta zhytet, por nuk mbytet”. 

About Redaksia

Check Also

Kurti pyet Ramën për Berishën dhe Metën, përgjigjja e tij…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu …

Leave a Reply