Kanë shpallur “non-grata” inteligjencën tonë, madje dinjitetin tonë

Nga Eno BOZDO

Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Berisha është sot në opozitë denoncuesi, dhe dje në qeveri goditësi më i madh i krimit të organizuar. Sa për akuzat për korrupsion, janë kaq qesharake saqë nuk vlen t’i komentosh.

Sot përballë është Edi Rama që kanabizoi vendin, që e ngriti korrupsionin në kult, që mbrojti Saimir Tahirin madje e mori me vete ne Shtëpi të Bardhë, që po e shpërndan Shqipërinë si plaçkë mes PPP dhe ndërtimeve, që vetë komunikon me krimin dhe për krimin, që ka 2 ministra dhe nja 7 deputetë në burg, që vuri krimin në krye të çdo institucioni, në bashki, ujësjellsa, agjenci qeveritare, madje e futi atë në Parlament, që ka një ministër drejtësie të kapur duke blerë vota më Dibër, që ka një administratë që është e aftë vetëm të korruptojë dhe asgjë tjetër.

Çfarë mund të themi për megaaferën e Inceneratorëve, rrugëve 20 mln euro për kilometër, për konçesionet në shëndetësi, për Butrintin dhe Amfiteatrin e Durrësit?

Çfarë mund të themi për amnistinë fiskale të krimit, apo rrënimin ekonomik? Po për arsimin dhe shëndetësinë falas? Po për kadastrën që i shkatërrohen përditë regjistrat e pronës?
Shqipëria e këtyre 10 viteve të fundit është një makth i madh në çdo drejtim. Dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha sepse me iPad e tij u lidh me krimin, që krimi të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën, dhe që ky i fundit të rrënonte Shqipërinë?

A mund të më thotë dikush, a nuk është kjo një padrejtësi dhe fyerje dinjiteti dhe inteligjence?
A nuk është kjo ngjarje një këmbanë alarmi për të gjithë ata që presin nga qielli rënien e këtij regjimi? Mjafton pra të kuptojmë se kjo rrugë po e shpie Shqipërinë në greminë dhe pengesa e fundi, si dhe mundësia e fundit, mbetet PD. Mesa duket, prandaj po goditet ajo!

Zgjedhja është personale. Çdokush mund të besojë çfarë të dojë dhe të veprojë si të dojë. Por fakti mbetet: kanë shpallur “non-grata” inteligjencën dhe dinjitetin tonë. Të paktën të atyre që ende e kanë një të tillë!

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply