Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit, akt antishqiptar i qeverisë Rama. Nuk duhet t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.
Deklarata e deputetes Ina Zhupa
Të vendosësh antishqiptarë për të drejtuar punët që lidhen me historinë, identitetin, trashëgiminë dhe kulturën e shqiptarëve, përbën një akt paaftësie ose tradhëtie.
Ju ftoj të ndiqni një video të shkurtër të Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit.
E dëgjuat se çfarë thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha!
Zotin Hodges nuk mund ta akuzojmë për tradhti, sepse ai është britanik, jo shqiptar. Mund ta qortojmë vetëm për paaftësi ose qëndrime tendencioze antishkencore dhe antishqiptare.
Ai ruan të drejtën të ketë opinionet e veta, edhe duke i shtrembëruar faktet.
Ne, si shqiptarë, kemi të drejtën që të revoltohemi kur, një personazh i tillë lejohet, që me paratë tona, të paguhet për të planifikuar dhe menaxhuar trashëgiminë kulturore dhe historike. Sepse, në fjalët e tij, kur shqiptarët janë të paqenë, e tillë është edhe trashëgimia e tyre.
Kësaj ne duhet t’i themi NDAL!
Kemi disa pyetje për të painteresuarit dhe të interesuarit:
A mendoni se ka dëshirë dhe mundet që një individ si Hodges, të mbrojë interesat kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe nënshtetasve të saj në Butrint, kur ai mendon se qyteti i lashtë na është dhënë padrejtësisht?
Çfarë planifikimi mund të bëjë zotëria, kur ai mendon, sipas një mentaliteti dhe modelio albanofob, i cili mohon shtresëzimet shqiptare në Butrint?
Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u etiketuar si tradhëtare e interesave kombëtare?
Richard Hodges nuk duhet lejuar t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.
Partia Demokratike dënon me forcë sundimin e interesave të ngushta klienteliste dhe financiare të klanit në pushtet, mbi interesat kombëtare.
I bëjmë thirrje komunitetit shkencor, historianëve, arkeologëve dhe ekspertëve të trashëgimisë, të ngrenë zërin e protestës, si ndaj sharlatanizmit të zotit Hodges, edhe ndaj turpit dhe tradhëtisë së ministrisë së Kulturës Elva Margariti dhe padronit të saj Edi Rama.
I bëjmë thirrje Qeverisë të anulojë koncensionin antikushtetues dhe të heqë antishqiptarin nga çdo mundësi drejtimi shkencor të Butrintit!
Shqipëria nuk është për shitje!
Kur identiteti, trashëgimia, kultura, dhe historia nxirren në pazar, Shqipëria është në rrezik!