Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Tiranë, deklaroi se qytetarët dhanë një mbështetje të madhe në protestën e korrikut para kryeministrisë. Berisha tha se, 7 korriku ishte një stacion ndërsa shtoi se tashmë opozita është në këmbë.
“Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”, tha Berisha.