“Butrinti”/ Zhupa: Lindita Nikolla, me urdhër të Ramës nuk lejoi opozitën të flasë

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pasi kryetyarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi të flasë për skandalin e vjedhjes me konçesionin e Butrintit.

“Lindita Nikolla me verbëri politike ndjek porositë e shefit të saj dhe shkel ligjet e vendit. Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarët se kë do vendosi Rama si ushtar të tij në qeveri. Sot parlamenti nuk mund të kishte çështje më të rëndësishme sesa të merrte shpjegimet e ministres së kulturës: Pse dhe si ka vendosur një antishqiptar në krye të Butrintit?

Refuzuan pa asnjë shpjegim interpelancën urgjente me Elva Margaritin për antishqiptarin Richard Hodges që sot i kanë dhënë Butrintin dhe nuk lejuan as fjalën për procedurë. Nuk e mbroni dot tradhëtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën”, tha Zhupa në një prononcim për mediat.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply