Jemi në një agresion të paparë kulturor. Ju ngritët problemin e trashëgimisë kulturore. Këtu ka një kala, Kalaja e Aulonës. Është një studim, 98% e atyre që vijnë në Vlorë, nuk dinë ekzistencën e saj. Sheshi që ishte simboli i historisë së Vlorës dhe kombit shqiptar, në mënyrën më të pakonceptueshme, pa pyetur asnjë qytetar në Vlorë, përveç Lelit, se edhe atë e ka në xhep, pa pyetur një qytetar. Jo vetëm i Vlorës, sheshi është simbol kombëtar.
Një milionë e gjysmë shqiptar erdhën për 100 vjetorin e pavarësisë, u derdhën në shesh. Shkoi dhe ndërtoi një urinore në qendër të sheshit. Ça është ai ndërtim me kolona? Çfarë bukuri dhe funksioni kanë? Përveç problemeve të tij psiqike. Sheshet në tërësi, edhe i Vlorës, edhe i Tiranës, kanë patur një nevojë, të rrethoheshin me treg që të kishte qytetarë më shumë. Ndërtimet e tregut janë të lehta, dihet si ndërtohen. Ky shkatërroi simbolin në Vlorë. Edhe sheshi i bashkisë.