Meta: Nëse do të kishte drejtësi, Rama do të ishte në qeli ose tek spitali psikiatrik

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në konferencë për shtyp tha se kryeministri Edi Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë.

Meta shtoi se ka besim tek populli shqiptar dhe se drejtësia është e kapur nga Rama. Më tej tha se, “nëse do kishte drejtësi kreu i qeverisë do ishte në qeli, ose tek 5-sa me mjekun tek koka e policin tek dera.”

Ke besim tek SPAK pas denoncimit të inceneratorëve?

Ilir Meta: “Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëve është përgjigja më e mirë. Personat e përfshirë në aferën më të zezë dhe skandaloze në këtë vend, ku 14 vendime qeverie nëse do ndiqnin procedurën normale do duhet të miratoheshin për muaj të tërë, kalojnë për 2 minuta edhe pse qeveria është paralajmëruar me vulë që po bën veprime të paligjshme. Kjo është më e qarta. Jam i sigurt që drejtësisë do e bëjë populli. Drejtësia është nën presionin Ramës.

Kemi pasur opozitën të kapur nga qeveria, drejtësia do fillojë të çlirohet kur të shohë popullin që do ngrihet. Besoj tek populli. Ai do ta mësoj shumë mirë dhe shumë shpjet kush është populli i Shqipërisë meqë mendon se e ka futur në laborator. Do e shijojë ku do përfundojë, nën këmbët e popullit të Lirisë, është premtim. Nëse do kishte drejtësi do ishte në qeli, ose tek 5-sa me mjekun tek koka e policin tek dera.”

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply