Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi këtë të enjte se çmimet e karburantit janë duke rënë në nivele rekord që nga fillimi i luftës ën Ukrainë.
Përmes një postimi në facebook, Biden deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin i cili është ende duke zhvilluar luftën në Ukrainë, po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës duke bërë që çmimi të ndihet te familjarët.
“ Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë.
Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkruan Biden në Facebook.
Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.
Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.
Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.