Faliment i pushtetit grabitës!

Nga Ylli MANJANI

Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora, që janë bashki me biznese nga ku sigurohen të ardhura, me siguri Dibra, Bulqiza, Mati, Kukësi, Tropoja, Laçi, Erseka, Pusteci e shumë bashki të tjera duhet të jenë shuar nga harta fare.

Ja pra pasojat e pushtetit që ka grabitur çdo gjë dhe e ka vënë në pak, shumë pak duar kaçakësh. Kaçakë ore kaçakë, jo oligarkë, se na hapët barkun me terma të mëdha. Kaçakët ndajnë plaçkë.

Janë më pak se 10 biznese që kontrollojnë të gjithë pasurinë e paranë publike të dhënë nga pushteti që ia ka grabitur shqiptarëve me votime të blera.

Nëpërmjet këtyre bizneseve mbahet në zap populli që lyp bukën e gojës. Bah, çfarë togfjalshi të ndyrë që kemi, termi “bukën e gojës”. A thua se ka bukë të b*thës, fjala vjen…

Nejse, po kjo është skema e destrukturimit social që përdor pushteti grabitës për të ndenjur në pushtet gjatë. Zgjedhë ekonomike.

Dikush për një copë bukë, dikush për ndihmë sociale apo pension, dikush për pak mall, dikush për pak më shumë por të gjithë janë nën zgjedhën e pushtetit politik të kaçakëve.

Kush del nga kjo zgjedhë, duhet të shkojë emigrant. Ose e shkrijnë tatimet, taskforcat, reformat, ambasadat… kush mundet.

Në këtë skemë zgjedhe ekonomike ku qeveria kontrollon çdo individ, vetqeverisja vendore s’ka vend. Është e tepërt. Mënyra më e mirë për ta heqë qafe është ta shpallësh të falimentuar.

Po përgjegjësinë politike për reformën territoriale?!

Po përgjegjësinë politike për drejtimin politik pa asnjë gram opozite në njësitë vendore?! Apo ç’e deshe.

Edhe përgjegjësia politike është individuale?! Po mirë pra le ta mbajë Ed Rama individualisht.

Ah mos harroni, Sri Lanka kështu nisi, me faliment të shtetit… Ka ndodhur tani shpejt kjo gjë…

About Redaksia

Check Also

Shkumëzimi dhe konvulsionet e një “zdromsi”!

Nga Iva V.GRILLO Gjuha vulgare dhe brendia edhe më vulgare e komunikimit të kryetarit të …

Leave a Reply