“Drejtësi për Jonadën”, të hënën sërish protestë te Ministria e Brendshme

Avokati Altin Goxhaj ka njoftuar të hënën në orën 19:30 protestën e radhës të Shoqërisë Civile duke kërkuar ‘Drejtësi për Jonadën’, e cila u vra me skaf nga Komisari Arjan Taso në bregun e plazhit të Potamit.

Në SYRI TV, Goxhaj theksoi se kjo protest do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.

Goxhaj: Kjo arrogancë që u shfaq sot te çmimi i naftës si mesazh publik që mua nuk ma ndjen fare për ju apo edhe te ai koncerti i turpshëm në Durrës me militantët e rrjedhur që nuk duan as ujë as bukë vetëm partia të jetë mirë, pra kjo është situata që ne kemi për ditën e hënë.

Të hënën kemi një protest dhe do ta fillojmë përsëri te Ministria e Brendshme. Protesta do të jetë në orën 19:30 pasi edhe qytetarët në këtë orë janë bashkuar.

Do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.

About Redaksia

Check Also

Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë një vizitë të mërkurën …

Leave a Reply