Rritje rekord e çmimeve në korrik, shqiptarët drejt varfërisë masive

Konsumatorët shqiptarë janë duke u përballur me një rritje të madhe të çmimeve, të cilat nuk dinë të ndalen. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, rritja e çmimeve vijoi edhe gjatë muajit korrik, madje me një trend edhe më të shpejtë krahasuar me qershorin.

Në tërësi, çmimet u rriten me 7.5 për qind sipas INSTAT gjatë korrikut, ndërkohë që shtrenjtimi më i madh u vërejt te ushqimet, të cilat u shtrenjtuan me gati 14 % vetëm gjatë muajit të shkuar, raporton abcnews.al.

Në këtë grup, pra të ushqimeve, vetëm buka është shtrenjtuar me 20%, vaji dhe yndyrnat me 30%, kurse bulmeti me 18 %.

Mes ushqimeve që kanë pësuar rritje të fortë të çmimit janë edhe mishi me 9 për qind, sheqernat me 15.4 për qind, etj.

Sa i përket transportit, shtrenjtimi i karburanteve është ndjerë shumë në xhepat e konsumatorëve, për të cilin INSTAT thotë se është shtrenjtuar me gati 20% vetëm në korrik.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Paret i vodhi Rama me Xhaçkën, burgun e bën Koka me Goron!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të Apelit …

Leave a Reply