Grabitet argjendaria në Lezhë 100 metër larg Komisariatit

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës. Grabitësi ka qenë me nje motor dhe në kokë mbante një skafandër dhe ka hyrë menjëherë në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë lëvizjesh të qytetarëve, grabitësi nuk e ka menduar dy herë për të vepruar. Pavarsisht se pronari e ndoqi dhe u përplas më të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi t’i shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bërë të ditur rastin pasi bëhej fjalë për një ngjarje të pazakontë në qytetin e Lezhës dhe në një periudhë me fluks lëvizjesh. Deri më tani nuk është arritur të identifikohet autori që ka qenë i maskuar, ndërsa policia ka marrë disa kamera vëzhgimi dhe po i analizon ato për të arritur në identifikimin dhe kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply