Shqipëria viti zero!

Nga Flamur NOKA

Në 24 orët e fundit vendi ka rënë në kaos total. Vrasje mes qytetit, atentate mafioze në rrugë, grabitje me dhunë, aksidente, të vrarë e të plagosur sa nuk po kuptojmë jemi ne në luftë apo Ukraina.

Shteti rreshti së ekzistuari. Rendi e siguria publike kanë marrë fund. Çuçi një ministër lolo.

Ministria e drejtuar prej tij është kthyer në institucion statistikash, kaq të vrarë sot, kaq nesër. Policia si agjenci funerale bën lajmërime vdekjesh. Krimi bën ligjin në qeveri, ekonomi dhe turizëm.

Të largohen një orë e më parë! Qeveria i kanë lënë shqiptarët në duart e krimit dhe as nuk ua ndjen të mbajnë një fije përgjegjësie. Shteti jo vetëm që nuk po e lufton krimin, por u ka lënë peng shqiptarët.

Janë terrorizuar prindër e fëmijë, shqiptarë e vizitorë të huaj, me skena dhune, breshëri armësh, gjak, ulërima, beteja me thika e plumba.

Duhet urgjentisht ndryshim! Duhet të ringrejmë shtetin për të luftuar krimin e organizuar dhe shkëputur fijet që i lidhin ngushtë me qeverinë aktuale! Përndryshe nesër do të vijojmë të numërojmë të vrarët.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply