KM, në kufijtë e një komiku me batutë të dështuar…

Nga Alba KEPI

Shqiperia eshte nje vend anetar i Natos, e mbi ngjarjen e “spiuneve, terroristeve, diversanteve, blogerve, fotografeve” ruse e ukrainas reagimi institucional i qeverise e KM duhet te jete ne standartin e anetaresimit shumevjecare ne Aleancen e Atlantikut Verior. I paprecedent, jo serioz ne kufijte e nje komiku me batute te deshtuar, i papergjegjshem e mendjelehte reagimi i KM shqiptar qe sheh gjela e kokosha me lara qe i rrezikojne pushtetin, ne cdo qosh e fjale te publikut shqiptar. E si gjithmone fajin e ka media e kundershtaret e tij politike! Sa frike pushteti e mos qasje kombetare percjell komenti juaj KM!

Mjaftonin tre fjale per te treguar prekupimin e qeverise e aftesine e liderit patriot e te pergjegjshem per te reaguar! Se bete e deshtuat perseri! Sic deshtoi aftesia e qeverisjes suaj per te vene ne siguri objektet strategjike ushtarake qe u bene shenjester nga nje Chevrolet ngjyre “semafori”. Shqiperia nuk eshte e juaja por e jona, e ngjarjet e perditshme konfirmojne standartin banal partiak militantues qe ke zgjedhur per te drejtuar vendin, institucionet, ministrite, ushtrine, e politiken e jashtme.

Standart aspak pergaqesues si nje vend i NATO-s, e per te cilin aleatet miredashes te Shqiperise duhet te reflektojne. Deri ne pritje te nje reagimi serioz ne nje ngjarje kaq jo serioze per nje shtet anetare te Natos, qe nuk garanton dot sigurine bazike te ushtrise se saj, perfaqesuesit diplomate te Aleances se Atlantikut te ndihmojne opinionin publik shqiptar per te kuptuar sa te sigurt jemi! Enderrat me gjela e maja plehu ne Twitter, KM shqiptar le t’i shkruaj ne dokumentat shteterore o VKM, e bashke me pikturat ilustruese te kokoshave, t’i vari ne murin e zyres! Ndoshta mund te jene pjese e nje ekspozite te ardhshme ne Moske o kudo ne bote sic eshte mesuar t’i hap.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply