Berisha: Rama firmosi 420 milionë euro dhe sot nuk është në punë asnjë djegës

• Berisha: Rama firmosi 420 milionë euro dhe sot s’është në punë asnjë djegës. E kanë bërë ligj tenderin sekret!

Shteti është shndërruar në një makineri të tmerrshme vjedhje të qytetarëve. A mund të ndodhë që një kryeministër të firmosë 420 milionë euro për djegësa dhe të mos ketë sot asnjë djegës në punë? Dhe si përgjigjet: Po, ashtu firmos unë fap e fap! Por ato janë miliarda të këtyre njerëzve dhe të të gjithë shqiptarëve. Ti di se çfarë bën, por ti vjedh, prandaj ikin shqiptarët nga Shqipëria. Nuk vidhet vetëm me tenderë. Le pastaj tenderët sekretë janë rritur me 18 herë. Janë prokurime shumë të rralla, për SHISH dhe tepër rrallë për Prokurorinë. Askush tjetër s’mund të bëjë tender sekret. Këta e kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me pasuritë publike.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply