Shpërthim tritoli në Tiranë, kush është pronari i godinës ku u vendos lënda plasëse

Një shpërthim tritoli trondit Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet e ditur se shpërthimi ndodhi në katin e parë të një banese në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë, lënda plasëse u vendos në pronën e 60-vjeçarit Remzi Ponari. Nga informacionet e deritanishme, si dhe hetimet e lidhura me rastin dyshohet se tritoli është vendosur për motive që lidhen me aktivitetin tregtar të 60-vjeçarit, pasi dhe vetë vendi ku u vendos tritoli në katin e parë të banesës shërbente si dyqan për shitjen e xhamave.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply