Berisha: Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri gjigande mashtrimi e plaçkitjeje

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË SË PD NË POGRADEC

Me mendje dhe me zemër, Pogradeci në një aspekt është më i vecanti i të gjitha qyteteve. Është një shkrirjë në një me liqenin, njerëzit, mikëpritjen dhe krijimet e artistëve, poetëve dhe shkrimtarëve të këtij qyteti. E nisa vizitën time sot këtu duke vizituar studion e Vangjo Vasilit, u mrekullova nga krijimtaria e këtij piktori të shquar të Pogradecit dhe të Shqipërisë.

Në tablot e tij, krijimet e tij spikaste përveç një eksplorimi në impresionozëm por ajo që spikaste në skuencat e autorit në vite dhe dekada për të qënë vetja e tij. Vangjo Vasili është njëri prej piktoreve të mëdhenj të Pogradecit, të tjerë janë të talentuar të mëdhenj dhe që kanë emër në mbarë kombin.

Pas kësaj ekspozite të cilën e vlerësoj shumë unë bëra një takim me anëtarët e kryesisë të degës së partisë demokratike të pogradecit. Në këtë takim shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat dhe demokrate, që ka sot partia demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së Shqipëtarëve i cili ka përqëndruar në duart e tij duke dhunuar votën dhe do më falni ktu, në garën elektorale të 25 prillit, ajo ishte një garë e zhvilluar midis shtetit elektoral apo partisë shtet elektorale dhe subjekteve të tjera çka do të thotë se nuk ishte një garë elektorale.

Po i lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që janë përdorur për të blerë votat, bandat që janë përdorur për të ushtruar terror. Unë po marr këtu vetëm faktin e shtetit, e partisë shtet si makineri elektorale ndaj dhe pushteti i Edi Ramës i përqëndruar sot 10% më shumë sesa në ‘91-shin tek Ramiz Alia ështe një shtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët, në një makineri gjigande plaçkitje dhe grabitje e qytetarëve, ka shndërruar shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave kombëtre të shaipëtarëve.

Të gjitha këto dëshmojnë se demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndesishem se ai i ‘91-shit për të shpëtuar shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i lirisë shqipëtare, i votës së lirë.

Pyetje: Si do ta shpëtoni Shqipërinë, nëpërmjet votes, nëpërmjet protestave?

Sali Berisha: Sigurisht partia demokratike nuk merr kurrë pushtet nga rrugë tjetër përveçse me votë kurse protesta është pa asnjë diskutim i institucionit demokratik për ti dhënë mesimet e merituara kësaj qeverie dhe këtij regjimi.

Pyetje: Një koment për nisjen e hetimeve nga spak ndaj Ilir Metës.

Sali Berisha: Gjithçka është në kuadrin e shndrrimit të spakut, shërbimit informativ kombëtar, atij komisionit të dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kjo është gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist.

Pyetje: Maxhoranca ka propozuar ligjin e përjashtimit të ishsigurimsave të shtetit nga parlamenti, a do ta mbështesni si ligj në parlament?

Sali Berisha: Partia Demokratike ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë, e ka votuar ne 96ën, e ka kundërshtuar partia socialiste dhe e ka hamenduar në pushtet. E ka votuar në 2008 dhe partia socialiste, Edi Rama e ka dërguar në gjykatë kushtetuese atë ligj. PD ka qënë, është dhe do të jetë gjithmonë për ligjin e lustracionit, nuk ka asnjë hezitim për këtë, por nuk duhet ngutur, Edi Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedurën ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë, por nuk shpëton, jo kundër meje, ai e ka nisur me një falsifikim sepse personi i cili për të cilin akuzohet mohoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën dhe kjo është nisur për këtë arsye.
Pyetje: Si do të vazhdojë aksioni opozitar?

Sali Berisha: Aksioni opozitar do të vazhdojë në të gjitha format e protestave përfshi edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisëse nuk është.

Pyetje: Marredhëniet me partinë e lirisë si janë?

Sali Berisha: Shumë të mira, jemi në sinfoni te plotë.

Pyetje: PD ka hedhur poshtë çështjen e koalicioneve parazgjedhore, si do të veprohet ka rrezik që Rama sërish do të jetë në pushtet

Sali Berisha: Asgjë nuk pengon, nuk ka penguar dhe sdo të pengojë më këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet.

About Redaksia

Check Also

Apeli i 21 organizatave civile: Të ndalet gërryerja e demokracisë në Shqipëri!

DEKLARATË PËR SHTYP PËR MIRATIMIN E REZOLUTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE FORCIMIN …

Leave a Reply