Në orët e para të mëngjesit, u raportuan tre aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe dy në Tiranë ku humbi jetën një 25-vjeçare dhe një 32 vjeçar.
Abcnews.al mëson se 25-vjeçarja që ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës kishte më pak e një muaj që ishte martuar. Marjana Seitaj u përplas nga makina teksa ishte bashkë me familjen e saj në oborrin e banesës.
Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taçi ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara. Fillimisht ka përpalsur portën e shtëpisë, e më pas ka përfunduar në oborr.
Ndërsa viktima e tretë nga aksidentet u shënua në Tiranë, në Mjull Bathore. Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari me inicialet H.D. Kamionçina e cila u përfshi në aksident transportonte viça, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Në tre ditët e fundita janë regjistruar 8 viktima nga aksidentet rrugore.