Sot protesta te inceneratori i Tiranës

Pasditen e sotme në kryeqytet pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë.

Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta ka theksuar se kjo protestë është e qytetarëve dhe se kryefjala do të jetë lidhur me aferën e inceneratorëve.

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI! Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruante Meta krahas spotit të protestës.

About Redaksia2

Check Also

185 ngarkesa në dy vite/ Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

“BIRN” Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në …

Leave a Reply