Berisha: Basha mori para ruse, askush në parti s’kishte dijeni! Shkeli parimet themelore të PD

Kreu i PD, Sali Berisha, në mbledhen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se Lulzim Basha ka marrë para ruse. Duke e quajtur një vendim personal të ish-kryetarit, Berisha tha se askush nuk ka pasur dijeni në PD, për këto para.

“Ish-kryetari ka pranuar sipas raporteve financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Shkelmim i parimeve themelore të Partisë Demokratike.

Nuk ka asnjë individ në PD, që të ketë patur dijeni për financime ruse. Në arkën e PD-së, nuk ka hyrë e as nuk ka dalë sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe Ilir Dervishit asnjë qindarkë nga këto para. Akt Personal i Lulzim Bashës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali tek Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime!

Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, …

Leave a Reply