Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi pas mbledhjes së këtij Këshilli se kanë diskutuar për aksionin opozitar dhe qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike.
Edi Paloka deklaroi se kanë rënë dakord që sa më shpejt të organizohen protesta ndërsa bëri me dije se aksioni opozitar do të jetë i shumëllojshëm teksa përmendi edhe grevat.
Sa i përket një date konkrete për nisjen e protestave, Paloka u shpreh se fillimisht duhet të organizohen disa aktivitete dhe të ketë rezultat nga aksioni që do ndërmarrin.
“Diskutuam për qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt duhet të organizohen jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë grevat e dy grupimeve të mëdha në Shqipëri duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupimet si mësuesit, infermierët, që kanë probleme dhe janë në syrin e ciklonit të keqqeverisjes me qëllim që aksioni opozitar të ketë shumllojshmëri verpimesh, greva, protesta qytetare dhe aktivitete të tjera me takime kokë më kokë me qytetarët”, tha Paloka.
Sa i përket një date për protestat, Paloka tha se data është çështje buroktatike pasi fillimisht duhet që një mori aktivitetesh të organizohen dhe të ketë rezultat nga aksioni opozitar.
“Të shtunën do diskutohet rregullorja e primareve dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së”, tha Paloka.
Paloka: Të shtunën mblidhet sërish Këshilli Kombëtar i PD!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, deklaroi pas mbledhjes së sotme të Këshillit se kanë miratuar disa rregullore.
Paloka deklaroi se pati një propozim që rregullorja për primaret të shtyhet për një moment tjetër që anëtarët të njihen me përmbajtjen.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, bëri me dije se ditën e shtunë do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar i PD-së.
“U miratuan rregulloret e para dhe kodi etik. Pati një propozim që rregullorja për primaret për përzgjedhjen e kandidaturave për pushtetin lokal të shtyhet për një moment tjetër që të njihen me përmbajtjen e rregullores. Mbledhja e radhës do jetë këtë të shunë, meqë statuti parashikon 5 ditë nga njoftimi”, tha Paloka.