Ndeshja me Islandën, trajneri Reja ndryshon skemën dhe përzgjedh kuqezinjtë

Në prag të ndeshjes së fundit të Nations League dhe ndoshta të fundit në drejtimin e skuadrës kuqezi, trajneri Edoardo Reja, rikthehet në klasiken e tij 3-5-2 me një sërë ndryshimesh, krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë në Tel Aviv.

Sipas gjasave nisur edhe nga seancat e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje, sulmi do t’i besohet dyshes Uzuni-Cikalleshi, duke lënë në stol të paktën për fillimin e takimit Armando Brojën, ndërkohë katrorin e portës do ta mbrojë Strakosha.

Problemet e Arlind Ajetit në ndeshjen ndaj Izraelit, ndoshta do ta lënë jashtë për këtë takim e si rrjedhojë, trajneri italian ka vendosur të tërheqë në qendër të mbrojtjes Klaus Gjasulën, një pozicion që ai e bën shpesh në klubin e tij, ndërkohë që treshen e mbrojtjes e plotëson me Veselin dhe Ismajlin.

Lajmi i mirë është aktivizimi i Balliut në krahun e djathtë të mesfushës, çka tregon se e ka kaluar shqetësimin fizik që ndjeu në përballjen me Izraelin, që e detyroi stafin edhe ta zëvendësonte, ndërkohë që kapiteni i ndeshejs së shkuar, Elseid Hysaj, do të qëndërojë pushim për të rikuperuar më tepër gjendjen emocionale, se sa atë fizike, pas takimit të fundit, ku rezultoi të ishte një nga pikat e dobëta të formacionit.

Sa i përket mesfushës, në qendër pritet të luajnë Lenjani, Ramadani dhe Abrashi, ndërsa Bajrami paksa më i avancuar, duke kaluar në stol Kristian Asllanin, lojtarin e Interit, i cili pavarësisht emrit të madh të klubit ku ka firmosur, ende nuk e ka ritmin e lojës për shkak të mosaktivizimit, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e shkuar.

Shqipëria do të luaj këtë mbrëmje përballë Islandës për një objektiv moral, pa ndonjë përfitimim sportiv, pasi do të synojë vendin e dytë në grup, që nuk na ndihmon as në Europianin e ardhshëm, por dhe as në ndonjë klasifikim të mundshëm.

Ndeshja starton në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania” të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply