Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë, ku një oficer OPGj, edhe pse është arrestuar dhe dënuar nga gjykata për korrupsion, ai vazhdon detyrën.
‘I arrestuar nga policia dhe i dënuar nga gjykata, oficeri vazhdon detyrën. Ligji dhe vendimi i gjykatës është ministri i familjes dhe Edi Rama’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë
I arrestuar nga policia dhe i dënuar nga gjykata, oficeri vazhdon detyrën. Ligji dhe vendimi i gjykatës është ministri i familjes dhe Edi Rama.
🔴 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Z Berisha OPGJ i Komisariatit te Policisë Mirditë Thoma Zisi është arrestuar dhe proçeduar penalisht nga Prokuroria Dibër për Korrupsion Pasiv dhe e ka dënuar Gjykata Dibër. Megjithatë ai vazhdon qetësisht punën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Mirditë ku në bashkëpunim me të tjerë ka fallsifikuar një dosje për një shtetas.