Si u vra me armë 44-vjeçari në Pukë, zbulohet autori

44-vjeçari Pjetër Kola u vra me armë zjarri një natë më parë në fshatin Qafë Çelë të Pukës. Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes, Martin Përgjini, por ende nuk janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me sherrin e nisur mes dy personave, gjë që përfundoi me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola. Përgjini akuzohet se ka qëlluar me plumb në bark Kolën, gjë që i shkaktoi më pas vdekjen.

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra.

Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …

Leave a Reply