Berisha në familjen Jaku: BE dha 1 miliardë Euro, Rama u vërsul për t’i përdorur duke blerë vota

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e z. Martin Jaku në Fushë Krujë të cilit ju shemb banesa nga tërmeti i nëntorit.

Berisha u shpreh se ishte përmalluar shumë kur ka pa gjendjen e familjes Jaku dhe premtoi se PD do bëjë gjithçka për ti ndihmuar pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt e cila ka përvetësuar 1 miliardë euro donacione nga Europa dhe vendet mike.

Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pash gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës.

Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …

Leave a Reply