Mjeku Alimehmeti i bashkohet protestës: Kjo është çështje e të gjithëve, të rinjtë po ikin

Mjeku Ilir Alimehmeti ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve para Universitetit Politeknik. Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti theksoi se kjo është çështje e të gjithëve dhe se ata janë në protestë si një emër i përbashkët. Po ashtu Alimehmeti ka shtuar se të rinjtë që po ikin jashtë vendit, nuk kthehen më të Shqipëri dhe se kjo është një shqetësim i madh.

“Ne shpesh harrojme pse jemi këtu, për një produkt, studentët ata do përfitojnë, ku e kemi ne situatën me ta? Kete vit nga 31 mijë studente 11 037 aplikuan për të studiuar jashtë shtetit. Pse? Se ne s’kemi dhënë investim mjaftueshëem këtu që të qëndrojnë dhe të arsimohen. Ne e dime se % e atyre që do rikthehen do jetë shumë e vogël. Mos ndërhyrja këtu të lësh në baltë familjen parauniversitarin universitarin dhe kërkim zhvillimin. Kjo është cështje e të gjithëve ne prandaj jemi këtu se është për të gjithë ne, nuk ka emra të përvecëm por emra të përbashkët”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …

Leave a Reply