Pedagogu i Mjekësisë: Po kërkojmë minimumin jetik, pedagogëve po u behet presion

Pedagogu i Mjekësisë, mjeku Genc Stroni ka deklaruar në protestën e sotme se kërkesat e tyre janë minimale. Teksa ka folur në protestë, Stroni ka shtuar se tani nuk ka ndryshime mes një pedagogu dhe dhe një personi që lan makinat në lavazh.

“Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, po kërkojmë minimumin jetik. Krahasoheni me këdo punonjës në sektorin privat dhe bëni ndryshimin me një pedagog që ka të njëjtën pagesë me një që lan makinat në lavazhdin më të rëndomtë. Duhet të ngrihen të gjitha rrogat, edhe pensionet. Mos harroni që është bërë presion pedagogëve dhe shumë madje. E vërteta është që të gjithë janë me zemër në këtë miting. Të gjithë janë këtu që kur kanë firmosurt për peticionin”, tha Stroni.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i SHBA/ “Shqipëria strehon një rrjet organizatash kriminale të trafikut të drogës”

Sipas Raportit për Shqipërinë OSAC, organizatës partnere të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar më 27 …

Leave a Reply