Rikthehen maskat në rrugë, rrahin shoferin dhe i grabisin “Benzin”

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një makinën në Lushnje. Bëhet e ditur se, një automjet i llojit “Mercedes Benz” me targa “AA398AU” është grabitur me dhunë mesnatën e kaluar. Mjeti ishte parkuar në zonën e njohur si “pushimi i shoferit” në Lushnje në momentin që dy persona të maskuar janë afruar.

Ata kanë nxjerrë me forcë nga makina pronarin dhe më pas, kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Grabitësit janë ende të paidentifikuar. Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po studion pamjet filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të kuptuar se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Kontrolle po ushtrohen edhe në Elbasan ku dyshohet se janë larguar grabitësit bashkë me mjetin e vjedhur. Mjeti në fjalë mund të përdoret në ndonjë ngjarje kriminale, ashtu siç ndodh rëndom me makinat që vidhen. Gjithsesi, nuk dihet ende emri i pronarit të mjetit në fjalë apo nëse ai mund të ketë pasur përplasje të mëparshme.

About Redaksia

Check Also

Vendimi skandaloz/ Qeveria do japë hormone për ndryshimin e gjinisë nga mosha 16-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim në lidhje me personat transgjinorë, të cilët do …

Leave a Reply