Gjata: Prokurorët e SPAK kanë frikë të hetojnë Ramën dhe Veliajn

Juristi dhe politikani Çlirim Gjata ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua përpara godinës së SPAK-ut nga aktivistët që kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe presin prej pesë vjetësh që ky institucion të japë drejtësi për shembjen kriminale që iu bë godinës.

Në fjalën e tij, Gjata goditi të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe i akuzoi prokurorët e SPAK-ut si frikacakë që nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë hetim kundër kësaj qeverie, kundër Kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës për aferat korruptive.

“Shumë u thanë për Teatrin, por ajo ku kemi ngelur është kjo godinë e SPAK-ut dhe trupa e prokurorëve të SPAK-ut, që na çojnë tek ajo pyetja e madhe se, pse duhej reforma në drejtësi?

Dhe dy institucionet kryesore që u ngritën, për të cilët u bë reforma në drejtësi, ishin Vetingu dhe SPAK-u. Ne po qëndrojmë tek SPAK-u, se për Vetingun kemi folur dhe nuk po i hyjmë, se edhe ai për atë punë u bë, për të hequr ata që duheshin hequr, ata që nuk zbatonin urdhrat dhe për të mbajtur disa si puna e këtyre prokurorëve të SPAK-ut. Po kjo është temë tjetër.

SPAK-u u krijua dhe u tha se do të krijohej një trupë prokurorësh dhe gjyqtarësh që do të hetojë dhe arrestojë politikanët e arrestuar, do të luftojë korrupsionin në politikë dhe administratë, prandaj s’ka nevojë për Veting në politikë, s’ka nevojë të kontrollohen nëpunësit e administratës sepse do t’i bëjë SPAK-u , prokuroria dhe gjykata e dalë nga reforma në drejtësi!!!

Dhe ja ku jemi! Pyetja që sot shtrohet, pse u bë reforma në drejtësi?! Pse u ngrit tërë ky SPAK?! Pse paguhen miliona e miliona e euro?! Njëqind e ca milionë euro i ka kushtuar reforma në drejtësi, BE-së dhe SHBA-së pa u ngritur asnjë godinë, pa asnjë ndërtim, vetëm ligje e letra janë bërë, po rrogat e tyre paguhen nga ne.

Si ka mundësi që njëqind e ca milionë euro dhe kemi një trupë prokurorësh që deri dje unë thosha nuk kanë vullnet të luftojnë krimin dhe korrupsionin në politikë?!

Jo, sot ka ndryshuar! Ka shkuar diku më lart! Ata NUK DUAN VETË, sepse një nga shkaqet që nuk do me qëllim, me dëshirë, me koshiencë të plotë çdo prokuror i SPAK-ut të luftojë korrupsionin në politikën e lartë, në qeverisje është sepse ka frikë! – Një nga elementet! Plus të tjera, lidhjet, korrupsioni i vetë atyre në gjitha format, por një nga elementet është se ka frikë.

Cili nga këta, le të bëhet burrë, po e sfidoj publikisht këtu të dalë e të thotë: Unë do të hetoj filan ministër, do të hetoj Edi Ramën, do të hetoj Erion Veliajn. Tjetër gjë si do dalë hetimi, tjetër gjë, le të vendosë pafajësi gjykata, po të provojë të bëjë një hetim, ta marrë njëherë në pyetje.

Për një X, nga qindra denoncime për korrupsione qindra milionësh eurosh që bërtasin sot e kësaj dite në Tiranë. Janë atje një trupë frikacakësh që nuk guxojnë të bëjnë asnjë veprim kundër kësaj qeverie, sepse kanë frikë, sepse ka rrezik që Edi Rama me Erion Veliajn t’i rrahin me këpucë surratit, se prandaj i kanë vënë këtu. Ky është rezultati i reformës në drejtësi!”, tha Gjata.

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …

Leave a Reply