Krimi trondit vendin! Të shtëna në Vlorë, plagoset një 19-vjeçar

Nuk ka qetësi! Të shtëna edhe në Vlorë. Një person i plagosur paraqitet në spital. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i identifikuar si Sebastian Jallaj, i cili është qëlluar me armë zjarri në të dyja këmbët. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane citon Rubion/ SHBA do të godasë kartelin e lidhur me mafian shqiptare

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën (09.09.2026) se Shtetet e Bashkuara do ta …

Leave a Reply