Berisha: Marrëveshja historike shënon fillimin e fundit të regjimit absolutar Rama-Veliaj

Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm.
Ajo sikur është binjake me hijen.
Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm.
Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.
Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.
Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Si Rama bëri Drejtoreshë në Kryeministri motrën e dy drejtuesve të kartelit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi  kryeministrin Edi Rama se kishte …

Leave a Reply