Patozi takim me strukturat në Elbasan: Do dalim të vetëm në zgjedhje

Bindja Demokratike ka zhvilluar këtë pasdite në Elbasan takimin me forumin më të lartë kombëtar të saj. Koordinatorët e qarqeve morën pjesë në këtë takim ku u diskutuan disa nga çështjet e aktualitetit të kësaj force politike por gjithashtu zhvillimet për primaret.

Astrit Patozi ne deklaratën për mediet u shpreh se ne zgjedhjet vendore Bindja Demokratike do te garojë e vetme. Edhe pse qarteson se Bindja do të jete forcë opozitare.

Për koordinatorin e Bindjes Demokratike për Elbasanin, Erion Murataj ka ardhur koha që në politikë të drejtojnë të rinjtë.

Edhe pse nuk janë zyrtarizuar ende emrat e kandidatëve, gara në Elbasan pritet të jetë e fortë.

Nuk dihet se si është rikthyer në krye të partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi që dha dorëheqjen më 2 maj 2021 pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kur deklaroi se merrte përgjegjësinë e këtij rezultati dhe për këtë arsye largohet nga drejtimi i partisë së themeluar prej tij në prill 2019.

“Duke falënderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë”, deklaronte ai atëherë.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Bindja Demokratike mori në të gjithë vendin 8 238 vota ose 0.52% në rang kombëtar. Astrit Patozi ishte kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, ku BD siguroi në total 2 469 vota ndërsa vota preferenciale kishte 830.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply