Kameruni i barazon me Serbinë, 6 gola për 1 pikë

Në stadiumin “Al Janoub” u luajt sfida Kamerun-Serbi, e vlefshme për Grupin G të Botërorit “Katar 2022”. Dy skuadrat barazuan 3-3 në një ndeshje të çmendur, duke ndarë nga 1 pikë.

Serinë e golave e hapi përfaqësuesja afrikane me Castelletto në minutën e 29-të, pas një devijimi nga ana e tij në goditjen e këndit duke e shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Serbia barazoi fillimisht me Pavloviç në minutën 45+1′ dhe pas 3 minutash ishte Milinkoviç-Saviç ai që realizoi golin përkohësisht të përmbysjes.

Pjesa e parë u mbyll 2-1, ndërsa golin e tretë për serbët e realizoi Mitroviç (53’).

Në minutën e 63-të, Kameruni shënoi me Abubakar duke ngushtuar diferencat.

Ndërsa Çupo-Moting, ishte ai që riktheu afrikanët në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 66-të.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret mbajnë vendet e fundit nga një 1 pikë të grumbulluar, duke shpresuar që ndeshjen e fundit të provojnë shijen e parë të fitores në këtë edicion të Kupës së Botës, për të avancuar për më tej.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply