Senegali mposht Ekuadorin dhe kalon në 1/8

Senegali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ekuadorit dhe ka siguruar kalimin tutje në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Senegalezët shënuan fitore me rezultatin 1:2, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin A. Ismaila Sarr (44’ – nga penalltia) dhe Kalidou Koulibaly (70’) shënuan në fitoren e Senegalit. Moises Caicedo (68’) e shënoi golin e vetëm për ekuadorianët.

Senegali me 6 pikë kalon në 1/8 e finales nga pozita e dytë e grupit, bashkë me Holandën që kalon tutje si lidere. Senegali në fazën e ardhshme do të përballet me kombëtaren që kalon si e para nga Grupi B.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply