Elion Musk heq nga “Twitter” censurën ndaj covid-19

Rrjeti social “Twitter” ka hequr dorë nga politika që kishte për qëllim ndalimin e dezinformatave në lidhje me virusin “COVID-19”. Kjo ka nxitur shqetësimin se ky rrjet social do të ekspozohet ndaj pretendimeve të rreme për virusin “Covid-19” sidomos tani kur rastet po shtohen në Kinë dhe disa pjesë të botës.

Vendimi vjen gjithashtu mes shqetësimeve për aftësinë e “Twitterit” për të luftuar dezinformimin pasi pronari i ri, Elon Musk largoi nga puna rreth gjysmën e stafit, duke përfshirë edhe ata që kontrollonin përmbajtjen e publikimeve.

Duke filluar nga data 23 nëntor 2022, Twitter nuk po zbaton më politikën kundër informacioneve të rreme për ‘COVID-19’
“Duke filluar nga data 23 nëntor 2022, Twitter nuk po zbaton më politikën kundër informacioneve të rreme për ‘COVID-19’”, u tha në njoftimin e “Twitterit”.

Nuk është ende e qartë se prej cilave masave saktësisht po heq dorë “Twitteri” ndërsa kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të më shumë detaje.

Në fillimin e pandemisë së virusit “COVID-19” më 2020, “Twitteri” ndërmori një sërë masash përfshirë mesazhe paralajmëruese ndaj publikimeve që konsideroheshin se kanë përmbajtje të diskutueshme rreth krizës shëndetësore.

Musk: ‘Apple’ kërcënoi të bllokojë ‘Twitterin’ nga dyqani i saj virtual
“Twitteri” gjithashtu kishte një kornizë për t’i detyruar përdoruesit të fshinin publikimet që përhapnin pretendime të rreme dhe të dëmshme në lidhje me vaksinat kundër “Covid-19”.

Edhe rrjete të tjera sociale si “YouTube”, “Google”, “Meta”, “Facebook” dhe “Alphabet”, të gjitha në pronësi të “Meta Platforms”, përdorën masa të ngjashme, të cilat janë aktualisht në fuqi.

Shkurtimet e bëra nga Meta thellojnë humbjet e vendeve të punës në Silicon Valley
Në fillim të këtij viti, “Twitter” tha se nga marsi i vitit 2021 kishte ndaluar zbatimin e “politikës së integritetit qytetar” në lidhje me gënjeshtrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Miliarderi Musk mori drejtimin e “Twitterit” më 27 tetor, duke paguar 44 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë dhe menjëherë ka nisur një sërë ndryshimesh. Zoti Musk tha të martën se do të themelojë një këshill për moderimin e përmbajtjes së publikimeve i përbërë nga njerëz me “pikëpamje shumë të ndryshme”.

About Redaksia

Check Also

Dronët misteriozë mbi SHBA dhe projekti “Blu Beam” me Antikrishtin, pse Trump është i shqetësuar?

Dronët misteriozë kanë pushtuar Amerikën. Biden i qetë, Trump i alarmuar. Çfarë thonë teoritë konspirative …

Leave a Reply